Ylli i rivalëve del në mbrojtje të Real-it dhe sulmon Tebas: “Jo të gjithë e përdorin trurin”

Ylli i rivalëve del në mbrojtje të Real-it dhe sulmon Tebas: “Jo të gjithë e përdorin trurin”

Sergio Herrera, portieri i Osasuna-s dhe një figurë e rëndësishme në dhomën e zhveshjes së ekipit nga Pamplona, foli në mbështetjen e Real Madrid në një intervistë me El Larguero, pas vendimit të Gjyqtarit të Vetëm të Garave për të mos shtyrë ndeshjen e 19 gushtit. Portieri nuk i kurseu fjalët: “Real Madrid kërkoi të shtynte ndeshjen? E kuptuam në mënyrë të përkryer. Gjëja logjike ishte të thoshim po. Kushdo që ka një fije inteligjence e di se nuk ka kohë të jetë 100% në formë”, tha Herrera. Ai gjithashtu e kritikoi Javier Tebasin: “Problemi është se jo të gjithë e përdorin trurin. Disa mendojnë se janë të zgjuar, por pastaj përfundojnë duke u dukur sikur nuk kanë tru”. Herrera e bëri të qartë se...