Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!
Kryeministri Edi Rama foli sot për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Përmes një komunikimi live në rrjete sociale, Rama paralajmëroi hapjen e një portali të posaçëm për të denoncuar të gjitha rastet e zaptimit të hapësirave publike. Më tej, kreu i qeverisë theksoi se kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit. ”Nuk mundet dot të moshuarit mos të kenë mundësi të ulen në një hapësirë përmes lagjes sepse aty dikush ka vendosur një tra, apo dikush ka vendosur të lidhë zorrën me sistemin e ujit apo të hapë një pus për të hapur lavazh. Duhet durim edhe për faktin se disa...