Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtypi rumun kryqëzon Steaun e Bukureshtit: E mundi Shkëndija, një skuadër e dorës së tretë
Adriatik BALLA Kualifikimi i Shkëndijës së Tetovës në Champions League, në turin e tretë, pasi eliminoi në turin e dytë Steaun e Bukureshtit, ka bërë bujë ndërkombëtare. Madje, referuar shtypit sportiv, në Rumani po e vlerësojnë “turpërimin më të madh në histori”, ndërsa Shkëndija tashmë e ka lënë prapa “suksesin më të madh në histori”. Klubi shqiptar nga Tetova për herë të parë do të paraqitet në fazën e ligës, ish-fazën grupore, të garave kontinentale në futboll. Këtë sukses të madh, Shkëndija e arriti me eliminimin e kampionit rumun, FCSB, në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Shkëndija fitoi 1:0 në Shkup javën e kaluar dhe 2:1 në Bukuresht të mërkurën mbrëma. Skuadra tetovare tashmë është në raundin e tretë kualifikues të Championsit....