Burimi:
Fieriweb.com

Foto © Fieriweb.com
Roskovec – Kryebashkiakja Majlinda Bufi pret nënkryetarin e Komunës së Ururit, Itali: Vëllazëria arbëreshe ringjall trashëgiminë
Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, ka pritur ditën e djeshme në një vizitë zyrtare nënkryetarin e Komunës së Ururit në Itali, z. Emiliano Plescia. Takimi u zhvillua në ambientet e bashkisë dhe kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe institucionale mes dy komuniteteve me rrënjë të përbashkëta shqiptare.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Z. Plescia, përfaqësues i komunitetit arbëresh në Ururi – një nga vendbanimet më të vjetra të shqiptarëve në Itali – u mirëprit me ngrohtësi nga autoritetet lokale të Roskovecit. Vizita kishte jo vetëm karakter institucional, por edhe simbolik, duke sjellë më afër dy popuj të lidhur nga historia, gjuha dhe kultura. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e trashëgimisë...