Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Flick: Jam i kënaqur me skuadrën. Araújo? Asnjë sinjal se dëshiron të largohet
Në prag të miqësores së dytë verore të Barcelonës, Hansi Flick foli në konferencë për shtyp nga grumbullimi i ekipit në Korenë e Jugut. Në një takim të ndjekur masivisht nga mediat (120 gazetarë të akredituar), trajneri gjerman preku çështjet më të nxehta të momentit: “Jam shumë i kënaqur me mikpritjen që kemi marrë këtu në Kore. Një numër i madh njerëzish na pritën në aeroport dhe në hotel. Është shumë nxehtë, nuk është e lehtë të stërvitesh në këto kushte, por skuadra po punon mirë”. E ardhmja e Araújos dhe mesfusha: “Ronald? Flitet gjithmonë shumë për të, por unë nuk kam marrë asnjë sinjal që dëshiron të largohet. Kam një skuadër shumë të fortë dhe të thellë. Në disa pozita kam deri në tri...