Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Krismat trondisin Borshin/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një person, arrestohet autori
                            Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur një i ri nga Kruja të cilin plumbi e ka kapur në pjesën e dorës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Më pas kanë debatuar të ulur në tavolina dhe një prej tyre ka nxjerr armën dhe e ka goditur. Një plagosje me armë zjarri pistoletë dyshohet se ka ndodhur në fshatin turistik të Borshit mëngjesin e kësaj të enjteje. Autori banues në Tepelenë është arratisur nga vendi i ngjarjes kurse i plagosuri është transportuar në spital. Megjithatë arratisja ka zgjatur shumë pak pasi blutë e Himarës arritën të vendosnin në pranga autorin.