Burimi: 
								Sportiim.al
								
							
                                    Foto © Sportiim.al                                
                            Raportimi i FSHF-së/ Stadiumi i Vorës drejt transformimit, vijojnë punimet për tribunën e re qendrore
                            Punimet për ndërtimin e tribunës së re qendrore në stadiumin e qytetit të Vorës po vijojnë me ritme të larta. Ndërhyrjet parashikojnë rikonstruksionin e dhomave të zhveshjes për lojtarët, ambientet për stafet teknike, si edhe hapësira të tjera funksionale, të domosdoshme për garantimin e standardeve bashkëkohore të funksionimit të impiantit. Aktualisht janë hedhur themelet e strukturës, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë faza e betonimit të plintave. Ky është një investim i përbashkët mes Federatës së Futbollit dhe Bashkisë Vorë që synon të transformojë plotësisht infrastrukturën e stadiumit dhe t’i japë një pamje të re dhe moderne në prag të edicionit të ri futbollistik. Vazhdo leximin