Australi/ Besian Kutleshi shkruan histori me ekipin e “Western United”

Australi/ Besian Kutleshi shkruan histori me ekipin e “Western United”

Një ngjarje historike ishte ajo e ditës së sotme në kuadër të Australian Cup, ku u përballën dy nga klubet më të fuqishme të futbollit australian, “Western United” dhe “Sydney FC”. Në këtë ndeshje, debutoi si lojtari më i ri në historinë e klubit “Western United”, shqiptari 16-vjeçar Besian Kutleshi.Me lojën e tij në pozicionin e qendër-mbrojtësit në anën e djathtë, Kutleshi tregoi një paraqitje mbresëlënëse, duke mbrojtur me vendosmëri zonën e tij dhe pa lejuar në asnjë moment kundërshtarin të depërtojë. Ai shfaqi atletizëm të jashtëzakonshëm, qetësi dhe pjekuri mbi topin, pasime të sakta dhe të mprehta, si dhe guxim për të avancuar përpara në sulm, ku shpesh u kthye në një enigmë të pazgjidhur për skuadrën kundërshtare.Karrierën e tij futbollistike, Besiani e nisi...