Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Vllaznia që sot në Islandë, klubi shkodran nuk i lë gjë rastësisë për ndeshjen e kthimit në Europë
Ekipet shqiptare do jenë sërish në aktivitet ditën e enjte, ku skuadra si Egnatia, Dinamo dhe Vllaznia do të kërkojnë një kualifikim tresh në turin e tretë të Conference League. Një arritje e cila nëse do vijë do ishte historike për futbollin shqiptar. Misionin më të vështirë për një kualifikim nga ekipet e sipër përmendura e ka Vllaznia. Që do udhëtojë drejt Islandës për të ruajtur avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Vikingur në Shkodër. Me shkodranët që do luajnë në ishullin më verior të Europës dhe pranë tyre nuk do kenë as tifozët, duke pasur parasysh largësinë e madhe mes dy vendeve. Por, nga ana e tyre shkodranët duket se nuk kërkojnë t’i lënë asgjë rastësisë dhe për skuadrën kërkohet komoditet i plotë....