Zbulohet “lista e zezë” e Luis Enriques, PSG nxjerr në shitje edhe Donnarumma-n

Zbulohet “lista e zezë” e Luis Enriques, PSG nxjerr në shitje edhe Donnarumma-n

PSG “pushtoi” Evropën dhe Francën në vitin e fundit, me ekipin e Luis Enriques që fitoi plot 5 trofe, mes tyre Champions League. Kaq nuk mjafton në sytë e teknikut spanjoll, me këtë të fundit që vijon punën për të përpiluar të tashmen dhe të ardhmen e gjigandëve francez. Pas festës dhe pushimeve të merituara, tani është koha për të përgatitur sezonin e ri dhe gjithçka nis nga merkato në dalje, me drejtuesit e klubit që me bekimin e trajnerit kanë përpiluar “listën e zezë” me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e Luis Enriques. Në këtë listë gjejmë emra të rëndësishëm duke nisur nga Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Milan Skriniar, Carlos Soler, Renato Sanches etj. Asnjëri prej tyre nuk ka bindur dhe...