18 ndeshje radhazi pa “portë të pastër”… Chelsea thyen rekordin e zi, i cili datonte nga viti 1991
31 Gusht 2026 11:15 Alfred Lleshi Chelsea po përjeton një situatë alarmante në prapavijë. Pas ndeshjes së fundit ndaj Brighton, blutë londinezë kanë arritur në 18 ndeshje radhazi pa e mbyllur takimin me portën të paprekur, duke thyer rekordin negativ të klubit në fjalë, i cili datonte që nga 1991. Ironia është se as Emiliano Martínez, kampioni i botës me Argjentinën dhe afrimi i ri i Chelsea në portë, nuk arriti ta ndalë serine negative. Në debutimin e tij në Premier League, Chelsea fitoi 4-3 ndaj Brighton, por pësoi sërish 3 gola. Problemi është veçanërisht shqetësues sepse Chelsea po tregon forcë të madhe në sulm, por vazhdon të ketë probleme serioze në organizimin defensiv. 18 ndeshje pa “clean sheet” do të thotë se skuadra ka...
Burimi:
telesport.al