18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, ministri Salla zbulon ku do të shkojnë fondet
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon të shpenzojë rreth 18 miliardë lekë gjatë vitit 2027, 10% më shumë se buxheti fillestar i këtij viti. Përveç rritjes së fondeve për fermerët, projektbuxheti parashikon investime në ujitjen e tokave, forcimin e kontrolleve ushqimore dhe shtimin e 50 punonjësve në ministri. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në komisionin parlamentar, ministri i Bujqësisë bëri të ditur se zhvillimi rural do të marrë rreth 8,4 miliardë lekë, ose afërsisht 47% të gjithë buxhetit. Nga fondet shtesë të planifikuara për këtë program, 100 milionë lekë do të shkojnë për Skemën Kombëtare të Mbështetjes. Synimi është zgjerimi i pagesave direkte për fermerët, mbështetja e të rinjve në bujqësi dhe financimi i investimeve në ferma. ”Ndryshimi që kërkojmë nuk është vetëm financiar. Po...
Burimi:
kohajone.com