“Revolucioni” i Chivu tek Interi, stërvitje më të gjata dhe qëndrueshmëri fizike në “themel” të gjithçkaje

“Revolucioni” i Chivu tek Interi, stërvitje më të gjata dhe qëndrueshmëri fizike në “themel” të gjithçkaje

Gati, pozicion, dyfishim. Pas 48 orëve të para të dedikuara testimeve atletike, Interi i ri i Cristian Chivu ka hyrë tashmë në fazën e vërtetë të përgatitjeve verore. Që nga sot, në “Appiano Gentile” kanë nisur dy seanca stërvitore në ditë; një paradite dhe një pasdite, nën vëzhgimin e kujdesshëm të stafit zikaltër. Për sot, edhe të trajnerit të Italisë, Rino Gattuso, i cili ishte mysafir në “Pinetina”. Kjo nuk është një ngjarje e rastësishme, por standardi i ri javor. Chivu e ka bërë të qartë drejtimin e tij; nevojitet intensitet, forcë dhe rezistencë për të përballuar një sezon që pritet të jetë më agresiv dhe më ofensiv. Krahasuar me epokën Inzaghi, seancat do të jenë më të gjata (rreth një orë e gjysmë). Ato...