Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rashford debuton me fanellën blaugrana: Minutat e para me Barcelonën. Forca!
Barcelona e drejtuar nga Hansi Flick zhvilloi miqësoren e saj të parë verore, duke u paraqitur me ambicie të mëdha për sezonin e ri. Kundërshtari ishte Vissel Kobe, i mposhtur me rezultatin 3-1. Kjo sfidë shërbeu si rast për të parë për herë të parë në fushë me fanellën blaugrana sulmuesin Marcus Rashford, i transferuar nga Manchester United, pas një periudhe huazimi tek Aston Villa. Sulmuesi anglez e ndau emocionin e tij pas debutimit me Barcelonën përmes një postimi në rrjetet sociale: “Minutat e para me fanellën e Barcelonës! Forca!” Përveç këtyre fjalëve, anglezi shtoi edhe dy zemra (emoji), një të kuqe dhe një blu. Edhe pse nuk arriti të shënojë, pritet që stërvitjet në vijim ta ndihmojnë të përshtatet më mirë me skemat dhe...