Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“I thashë që do t’i besoj deri sa të vdes”, trajneri tregon bisedën me Uzunin: E dimë që ai ka shënuar gola gjithë jetën e tij
Myrto Uzuni po has vështirësi në gjetjen e golit në kampionat, pavarësisht lojës së mirë që zhvillon në fushë. Trajneri i Austinit ka zbuluar për mediat se ka kryer një bisedë me lojtarin beratas, ku i ka treguar mbështetjen e tij absolute. Niko Estevezi ka thënë se Uzuni kishte nevojë që ndjente besimin e tij, të cilin e meriton plotësisht prej punës së palodhur që ka kryer deri më tani. “Kisha një bisedë me të dhe me të gjithë anëtarët e skuadrës. I thashë që do të kem besim te ai deri në ditën që do të vdes dhe që jam kujdesur thellësisht për të. Do të jem aty për çfarëdo që ai të ketë nevojë. Nuk diskutova për taktika, thjesht i tregova pak dashuri,...