Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Flakët në jug/ Ndërhyrjet nga ajri, niset nga Italia avioni zjarrfikës Canadair
Në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, një avion zjarrfikës Canadair është nisur nga Italia dhe do të angazhohet në operacionet ajrore për shuarjen e flakëve në jug të vendit, në zonat Borsh, Piqeras dhe Lukovë. Minisria e Mbrotjes në një njoftim të fundit thotë se ky mjet ajror do të forcojë ndërhyrjet në terrene të vështira dhe të paarritshme nga toka, duke dhënë ndihmë në përballimin e situatës së zjarreve që kanë përfshirë këto zona. Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore do të angazhohen pranë fshatit Zhulat, në rajonin e Gjirokastrës, si dhe në zonën e Qafëbuallit, pranë Bulqizës. Pak më parë MM njoftoi situatën e zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 45 vatra zjarri,...