Vendi nën ‘pushtetin’ e flakëve, Italia dhe Kroacia i vijnë në ndihmë Shqipërisë

Vendi nën ‘pushtetin’ e flakëve, Italia dhe Kroacia i vijnë në ndihmë Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postim në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend mbetet ende kritike. Vengu ka theksuar se gjatë pasdites do të angazhohen edhe 2 avionë “Canadair” nga Italia dhe Kroacia, për të forcuar më tej ndërhyrjen ajrore. Gjithashtu, Ministri i Mbrojtjes është shprehur se deri më tani janë neutralizuar nëntë vatra zjarri, të cilat po monitorohen nga afër për të parandaluar riaktivizimin e tyre. Aktualisht janë 17 vatra aktive në disa qarqe. Puna është duke vijuar për izolimin dhe shuarjen e tyre. “Në terren janë angazhuar afërsisht 1000 forca, ushtarake dhe civile, të cilat po punojnë pa ndërprerje, nën koordinimin e Shefit të Shtabit të @Forcave të Armatosura, Prefektëve dhe @Agjencisë Kombëtare të...