Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ancelotti për rastin “Dani Olmo”: Nuk e shtrembëron garën, por s’është pyetje për mua
Rasti i Dani Olmo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Spanjë. Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes mes Real Madrid dhe Valencia, Carlo Ancelotti ka ndërhyrë duke u përpjekur të ulë tonet mbi atë që po ndodh te Barcelona:“Nuk është një pyetje për mua, nuk dua të komentoj mbi këtë çështje. A e shtrembëron Dani Olmo garën? Jo, nuk mendoj kështu”. Pyetja iu drejtua trajnerit italian, duke qenë se merenguesit do të përballen me azulgranat në finalen e Kupës së Mbretit: “Tifozët gjithmonë shprehin mendimin e tyre. Barcelona po luan shumë mirë. Kur luan një finale duhet të respektosh çdo kundërshtar, ne kemi shumë respekt për katalanasit”. Pra, asnjë koment konkret nga Ancelotti mbi rastin Dani Olmo. Në orët e fundit, Këshilli i...