Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Plas te Barcelona. Lamine Yamal del kundër transferimit të Rashford, i mërzitur me Laportën dhe Deco-n
25 Korrik 2025 18:18 Telesport Pas muajsh të tërë që përflitej, më në fund këtë javë u zyrtarizua transferimi i Marcus Rashford te Barcelona, në formë huazimi për një sezon, me mundësi blerjeje për 30 milionë euro. Megjithatë, jo të gjithë janë të lumtur te Barcelona për ardhjen e anglezit. “El Nacional” raporton se Lamine Yamal nuk e ka pritur mirë transferimin e Marcus Rashford dhe është i zemëruar me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin e klubit, Joan Laporta. Sipas raportimit në fjalë, para se Yamal të rinovonte me Barcelonën, një nga kushtet ose të themi dëshirat e tij, ishte edhe transferimi i Nico Williams, gjë që nuk ndodhi dhe marrëveshja u prish në fund fare. Yamal është i bindur se drejtuesit e Barcelonës nuk...