Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Flakët jashtë kontrollit në Delvinë/ Pëson djegie në trup shefi i komisariatit, një tjetër efektiv asfiksohet
Zjarri që përfshiu mesditën e së enjtes pjesën e Kalasë në fshatin Senicë, bashkia Delvinë, ka dalë jashtë kontrollit. Si pasojë e tij, kanë pësuar dëmtime nga flakët 2 shefa komisariati të policisë së Delvinës, komisar Agim Troci i cili ndodhej në terren me ekipin e punonjësve për shuarjen e zjarrit. Troci ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në spitalin e Sarandës. Gjithashtu në spital ndodhet edhe shefi i krimeve në këtë Komisariat, Joni Lame pasi është asfiksuar nga tymi. Zjarri ka përfshirë tani edhe fshatin Palavli. Deri tani numërohen 11 shtëpi të djegura e bashkë me to edhe Kisha 200 vjeçare e Shën Dhimitrit në Senicë. Forca të shumta të zjarrfikësve nga bashkitë Delvinë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Himarë. Ndodhen gjithashtu edhe forca...