Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Përkeqësohet situata nga zjarri në Shkopet, lëndohen edhe disa zjarrfikës të Mirditës
Situata nga zjarri në zonën e Shkopetit është përkeqësuar ndjeshëm, pasi gjatë orëve të vona të natës së kaluar flakët janë përhapur edhe në krahun e Fangut, në Mirditë. Për pasojë, terreni i vështirë dhe mungesa e mjeteve të specializuara kanë vështirësuar ndërhyrjen. Gjatë përpjekjeve për të ndalur përhapjen e zjarrit në orët e para të mëngjesit, disa punonjës të Bashkisë Mirditë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa po përpiqeshin të ndërhynin me mjete rrethanore. Aktualisht, flakët ndodhen pranë zonës së antenave në majën e Kulmës dhe janë në zbritje drejt fshatit Fang. Edhe këtë të premte është ndërhyrë nga ajri me helikopter të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile, por pa arritur të vihet nën kontroll vatra kryesore. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën në mënyrë...