Burimi: 
								Shkodraweb.com
								
							
                                    Foto © Shkodraweb.com                                
                            Rrahja me hunj në zonën e Lumit të Shalës, policia e Shkodrës procedon penalisht 5 persona të përfshirë
                            Më shumë se 24 orë nga ngjarja, Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për përplasjen masive fizike në zonën e Lumit të Shalës, pas mesnatës të së mërkurës. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 37 vjeç, B. L., 42 vjeç, E. L., 35 vjeç, V. GJ., 20 vjeç dhe P. Gj., 23 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës. “, thuhet në komunikatën e Policisë së Shkodrës. Ngjarja u bë publike pas publikimit të një video në rrjetet sociale, të cilën mund ta ndiqni edhe më poshtë. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në...