Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Capello mbron Douglas Luiz: Mëkat, është nënvlerësuar te Juventusi. Nuk është vendosur në kushtet e duhura
Gjatë një interviste të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri Fabio Capello ka folur për largimin, tashmë të shkruar pas ngjarjeve të djeshme, të Douglas Luiz nga Juventusi: “Është një mëkat, sepse besoj se ai lojtar është nënvlerësuar. Është në listën e largimeve dhe nuk ka bindur, por mua më pëlqente, edhe pse më pas u ‘zhduk’ nga qarkullimi. Më dukej se kishte cilësitë e nevojshme, ishte një lojtar i mirë. Ai është një nga ata futbollistë që sot nuk vlerësohen, por ndoshta nuk janë vendosur në kushtet për të dhënë maksimumin. Edhe Nico Gonzalez, për shembull. Por le të bëjmë një hap pas… Juventusi harxhoi një mal me para vitin e kaluar, mori lojtarë që i konsideronte të nivelit të lartë; veçanërisht Nico, Douglas...