Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nga dhuna seksuale te rrëmbimi i personit/Kapet në Cërrik i kërkuari ndërkombëtar
Kapet në Cërrik dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 52-vjeçar në kërkim ndërkombëtar. 52- vjeçari u arrestua në bazë të operacionit të koduar “Operacionalja 56”. “Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës, të koduar “Operacionalja 56”. Në kuadër të këtij operacioni, në Cërrik, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në Cërrik”, thuhet në njoftim. Sipas uniformave blu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Dhuna seksuale”, “Rrëmbim personi”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave për armët”. Për këto vepra penale, Kodi Penal i...