Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Hamilton: Kam gati një dosje me problemet e Ferrari, s’dua të përfundoj si Alonso e Vettel
Në prag të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Spa, piloti britanik Lewis Hamilton kërkon podiumin e tij të parë me Ferrari. Në 12 garat e para, 7 herë kampioni i botës nuk ka përfunduar kurrë më lart se vendi i katërt (ka fituar garën sprint në Kinë). Sir Lewis nuk është i kënaqur me këto muaj të parë te Ferrari, ku pak gjëra po funksionojnë siç e kishin imagjinuar ai. Hamilton ende duhet të përshtatet plotësisht me një ekip dhe mjedis të ri, me metoda të ndryshme pune. Ai duhet t’i përshtatet ekipit dhe kjo është ajo që ka bërë gjatë këtyre javëve pushim, duke përpiluar një dokument që detajon të gjitha problemet e makinës....