“Jetomë…”, poezi nga Odise Plaku

“Jetomë…”, poezi nga Odise Plaku

Jetomë sot, se nesër nuk dihet çfarë surprize na afron jeta.Bota digjet, shkatërrohet, jeta jep shpirt nga dhimbja.Mos u bëj errësirë e natës për një zënkë të çastit,ktheji në përqafime turfullimat si pelat e harbuara inatit. Jetomë edhe kur rrugës nuk do të jemi së bashku,duart lidhen në ajër, pëllëmbët djersiten nga emocioni.Gotën e pimë të dy dhe pse pranë nuk jemi t’i trokasim,kristalet e thyera shpojnë kujtimet e mbyllura me puthje buzësh. Jetomë…nuk ka rëndësi ku, sa e si, veç jetomë,le të mbeteminjë kujtim që kurrë s’plaket, as tretet me kohën.Unë do të mbetem njeriu që ecën me ty në shpirt,në këtë botë ku jeta ndahet në copa intrigash. ObserverKult Lexo edhe: ODISE PLAKU: NUK MUNDEM PA TY