Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës

Shtatë gurore të braktisura në Dajt do të kthehen në zona të gjelbra/ Nis projekti për rehabilitimin e zonës

Mali i Dajtit, simboli natyror i Tiranës dhe një nga zonat më të frekuentuara nga vizitorët dhe turistët, do të përfshihet në një projekt të gjerë për rikthimin e natyrës së dëmtuar nga ndërhyrjet njerëzore. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) ka shpallur një tender publik për rehabilitimin e shtatë guroreve të braktisura dhe zonave përreth tyre që janë dëmtuar nga ndërtimet e paligjshme, rrëshqitjet e dheut dhe marrja e inerteve. Gurorët e identifikuar janë të shpërndarë përgjatë rrugëve që përshkojnë Dajtin, nga Qafë-Mollë e deri në rrugën drejt Bulqizës, dhe përbëjnë disa nga plagët më të dukshme të mjedisit në këtë park kombëtar. Në to është ndërprerë çdo aktivitet prej vitesh, por pasojat kanë mbetur të hapura: shpate të zhveshura, terrene të rrezikshme...