“E dija që do të rikthehesha te Milan, po fillojmë nga e para me dëshirë dhe ambicie”

“E dija që do të rikthehesha te Milan, po fillojmë nga e para me dëshirë dhe ambicie”

Alexis Saelemaekers, pas një viti i huazuar te Roma, është rikthyer te Milan. Lojtari, në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” shprehet se nuk ka pushuar kurrë së menduari për kuqezinjtë. Ai ka mbështetjen e trajnerit Allegri, që i ka kërkuar klubit ta mbajnë lojtarin. “Jam i lumtur që u riktheva. Në Bolonjë dhe Romë, si profesionist dhashë gjithçka. Megjithatë, në një pjesë të mendjes sime shpresa për t’u kthyer te Milan ka qenë gjithmonë aty. Kam mbetur i lidhur me këtë klub, tifozët e tij dhe atmosferën”, tha Saelemaekers. “Jam rritur shumë dy sezonet e fundit. Arrita te Milan në moshën 19 vjeç dhe ishte përvoja ime e parë larg Belgjikës. Anderlecht është një klub historik, por Milan është Milan. Do të thoja se...