Migjeni: Një refren i qytetit tem

Migjeni: Një refren i qytetit tem

Zotni, zotni, të lutem, zotni, ma fal ndoj send! -asht një refren, një refren i bukur i qytetit tem.Kur mëngjezi përtrihet ndër rrugat e qytetit, rrezet e diellit fillojnë të ngatrrohen nëpër kambët e njerzvet, hiet e automobilavet e karrocave fillojnë të rrëshqesin nëpër dhe – atëhere ndër trotuare ja fillon një refren, refren’ i bukur i qytetit tem: ,,Zotni, zotni, të lutëm, zotni, ma fal ndoj send!“ Kush mund ta shprehi bukurin’ e këtij refreni? Mozart, Bethoven…hahaha! Kët melodi mund ta këndojnë vetëm trotuaret e qytetit tem, e ta dëgjojnë vetëm qytetarët tonë. Dhe të kënaqen. Se qytetarëve tonë shumë ua kanda muzikën. Prej mëngjezit deri në mbramje po një refren dëgjojnë dhe nuk mërziten. Kurr ata nuk ja kanë dhanë rrugat (dhe lekun) një...