Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Herman Hesse: Pse duhet të lexohet Dostojevski?
Ja çfarë thotë Hesse për Dostojevskin: Duhet ta lexojmë Dostojevskin kur jemi përtokë, kur kemi vuajtur deri në kufi të së arsyeshmes dhe e gjithë jeta na dhemb si një plagë e vetme djegëse dhe përvëluese, kur frymojmë dëshpërimin dhe kemi vdekur nga njëmijë vdekje të pangushëllueshme. Atëherë, në momentin kur ndodhemi të vetmuar dhe të mpirë në mes të ndyrësisë- kthejmë vështrimin nga jeta e nuk ja kuptojmë shkëlqimin e saj të pashpirt dhe të egër dhe as nuk duam më t’ja dimë, ja, pikërisht atëherë, jemi të pjekur për muzikën e këtij shkrimtari të tmerrshëm dhe të mrekullueshëm. Atëherë, në fakt, nuk jemi më spektatorë, nuk jemi më gjyqtarë ose shijues, por jemi të mjerë në mes të gjithë djajëve të tjerë të...