Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ja pse duhet të falni dhe të mos mbani inat…
Tema e mësimit ishte inati dhe mësuesi na kishte porositur që të sillnim nga një trastë me patate. Në orën e mësimit na tha që secili të shkruante në çdo patate emrin e atij që kishte inat. Pra, nëse kishim inat dhjetë persona, do të shkruanim emrat e tyre në dhjetë kokrra patateje. Pastaj na tha që t’i fusnim në trastë patatet me emrat e shkruar. Më në fund, na dha detyrë që trastën me ato patate, gjatë një jave, ta mbanim në krah kudo që të ndodheshim apo të shkonim. Kuptohet që trasta sa më shumë patate të kishte aq më e rëndë ishte. Me kohë patatet do të fillonin të prisheshin. Ta mbaje përditë në krah atë trastë, duke mos e harruar asnjë...