De Zerbi: Askush nuk më ka kontaktuar nga Milani

De Zerbi: Askush nuk më ka kontaktuar nga Milani

Emri i Roberto De Zerbit ka qarkulluar gjerësisht në mediat italiane në ditët e fundit si trajneri i të ardhmes së Milanit. Tekniku i Olimpik Marsejës, i cili nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, shihet si emri i duhur që të kthejë këtë klub te suksesi dhe identiteti i lojës së tij. Por duket se dëshira dhe realiteti janë gjëra të ndryshme, pasi vetë De Zerbi ka mohuar sot publikisht se dëshiron t’u ribashkohet kuqezinjve, pjesë e të cilëve ka qenë kur ishte futbollist “Çdokush është i lirë që të thotë atë që dëshiron. Askush nuk më ka telefonuar, asnjë skuadër. Ashtu siç kam bërë gjithmonë, nuk flas dhe flirtoj me asnjë skuadër. Qëllimi im është të qëndroj këtu për...