Vendim i papritur, Mats Hummels njofton tërheqjen nga futbolli

Vendim i papritur, Mats Hummels njofton tërheqjen nga futbolli

Mbrojtësi i njohur gjerman, Mats Hummels, ka befasuar të gjithë sot me një postim në rrjetet sociale, duke bërë publik vendimin për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në fund të sezonit aktual. Në një video emocionuese, ai ka falënderuar Borussia Dortmundin, Bayern Munichun, AS Romën dhe Kombëtaren e Gjermanisë për emocionet dhe momentet e paharrueshme që ka përjetuar me fanellën e tyre. “Faleminderit. Fund. Çfarë udhëtimi!” – ishin fjalët e shkruara nga Hummels në videon e tij lamtumirëse. “Në këto momente po luftoj me emocionet e mia. Tani vjen momenti që asnjë futbollist nuk mund ta shmangë. Pas më shumë se 18 vitesh dhe kaq shumë përvojash që më ka dhënë futbolli, do të mbyll karrierën time këtë verë. Kur i shoh të gjitha...