Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Përplasjet Lapaj-Shabani, Arlind Qori: Po “hanë” njëri-tjetrin për një mandat, nuk kanë ideal!
Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Qori tha se ata nuk kanë asnjë ideal. ‘Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë ideal. Mua ata më akuzonin si egoist, kur unë sot s’jam deputet, unë si dal fjalës që them, Redi Muçi do të jetë deputet. Por dihej se do të vinim në këtë situatë ku për një vend deputeti po hanë njëri -tjetrin. Bëhet fjalë për një koalicion...