Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehur për trafik droge, ndryshon dënimin për Kudret Rustemajn (Emrat)
Apeli i GJKKO-së ka shpallur sot vendimin lidhur me çështjen penale ndaj 14 të pandehurve të akuzuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal, të angazhuar në trafikim të narkotikëve. Pas shqyrtimit të ankesave të Prokurorisë së Posaçme dhe vetë të pandehurve ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Igerta Hysi, Nertina Kosova dhe Tereza Merkaj vendosi: Të lërë në fuqi dënimet për 13 të pandehur, konkretisht: Sulo Pajo, Arian Tola, Fadjon Cami, Viron Lekaj, Artan Agalliu, Shpëtim Pjeshka, Jani Çavo, Besnik Ruçi, Pirro Çapi, Jani Meçja, Edmond Kabashi, Sonila Sula dhe Artur Sulaj. Ndryshoi dënimin për Kudret Rustemajn, duke e shpallur fajtor për: “Trafikim të narkotikëve” në tentativë, në bashkëpunim si pjesë e një grupi të...