Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

Tirana pa zgjidhje për ujin, mbi 60% humbet në rrjet

Pavarësisht përmasave të mëdha dhe rëndësisë që ka si kryeqytet, Tirana vijon të përballet me sfida të mëdha në furnizimin me ujë të pijshëm. Një raport i fundit për qeverisjen vendore evidenton se 61% e ujit të prodhuar nuk faturohet apo humbet në rrjet. Kjo ka bërë që kryeqyteti të përballet me sfida të mëdha të eficencës dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës ekzistuese. Raporti thekson se Tirana, me mbi 31% të popullsisë së Shqipërisë, gjeneron të ardhurat më të larta nga taksat dhe tarifat vendore, por kjo bashki mbetet gjithsesi pjesërisht e varur nga transfertat e qeverisë qendrore për projektet e mëdha infrastrukturore. Ekspertët theksojnë se Bashkia e Tiranës duhet të përqendrohet më shumë në kontrollin e informalitetit, përmirësimin e të ardhurave të veta dhe transparencën...