“U impresionova nga Igli Tare”! Modriç tregon pse zgjodhi Milanin, arsyeja ishte drejtori sportiv shqiptar

“U impresionova nga Igli Tare”! Modriç tregon pse zgjodhi Milanin, arsyeja ishte drejtori sportiv shqiptar

Igli Tare e ka filluar mbarë punën e tij te Milani. Kjo aventurë e shqiptarit do të marrë përgjigjet dhe njëkohësisht përgjegjësitë e mëdha kur të nis sezoni në Serinë A, pasi pritshmëritë për Milanin janë gjithmonë të nivelit të lartë. Në një prononcim për Milan Tv, Modric, një nga afrimet e Tares, tregoi se arsyeja pse erdhi te kuqezinjtë ishte pikërisht shqiptari. “Kisha disa oferta të tjera, por kur më telefonoi Milani, ishte e qartë për mua. E doja që në fillim. Gjithashtu u impresionova nga fakti që drejtori sportiv Igli Tare erdhi në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka rreth Milanit”, tha Modric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/