Gol me Gwangju, Asani vlerësohet si “lojtari i ndeshjes” në Kore

Gol me Gwangju, Asani vlerësohet si “lojtari i ndeshjes” në Kore

Gwangju barazoi 1-1 me Gimcheon Sangmu, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin korean. Sulmuesi shqiptar i Gwangju, Jasir Asani realizoi golin e vetëm për skuadrën e tij, ndërsa gjeti edhe të dytin, por iu anulua. Pas sfidës, ai është vlerësuar si “lojtari më i mirë i ndeshjes”. Për futbollistin ky është viti i 3-të me Gwangju. Asani është përfolur edhe për një largim nga Kore-ja, por me këtë formë, klubi vështirë se do pranojë të heqë dorë nga shërbimet e tij.