Lapaj i prerë: S’mund të lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve të përfundojë në skuthllëk

Lapaj i prerë: S’mund të lejoj që vullneti i 64 mijë njerëzve të përfundojë në skuthllëk

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka vijuar me tone kritike ndaj zhvillimeve brenda koalicionit, duke denoncuar sipas tij një skenar për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe për të shmangur hyrjen e tij në Kuvend. “Nuk është thjesht diskutim për një mandat,” u shpreh Lapaj në një intervistë. “Qëllimi është që mandati të kalojë përmes dajës së Shabanit që ndodhet në vendin e nëntë në listë. Unë do të isha një zë që nuk do i bëja fresk atij parlamenti.” Ai ngriti pikëpyetje mbi qëndrimin e Endrit Shabanit: “Nëse daja i Shabanit ka vepruar me kokën e tij, pse zoti Shabani është hedhur në mbrojtje të këtij veprimi? I lamë atij drejtimin e fushatës në Tiranë dhe patëm një nga rezultatet më të...