Berisha vijon denoncimet për votat: Rezultati i zgjidhjeve u deformua, nuk e jap dorëheqjen

Berisha vijon denoncimet për votat: Rezultati i zgjidhjeve u deformua, nuk e jap dorëheqjen

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se 350 kuti votimi janë nxjerrë në mënyrë të paligjshme nga magazinat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mesin e muajit prill, duke ngritur dyshime se ato janë përdorur për të deformuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Në një komunikim me gazetarët, Berisha sqaroi se opozita ka kërkuar pamjet filmike të magazinave për të verifikuar se çfarë ka ndodhur me këto kuti votimi. “Sot unë kam këto pyetje për Ilirjan Celibashin. A janë marrë 350 kuti votimi më 12 apo më 13 prill të vitit 2025 nga magazinat e KQZ-së në Farkë? Së pari. A ka dijeni ai për marrjen e tyre pa asnjë dokument? Për marrjen e tyre pa asnjë dokument dhe dërgimin e tyre në një...