Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil

Mbledhje urgjente në Komisariat: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacione në Sarandë e Ksamil

Sarandë – Mbërrijnë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të Policisë së Vlorës në një mbledhje urgjente: RENEA, FNSH dhe “Shqiponjat” në operacion të zgjeruar në Sarandë e Ksamil   Situata e rendit dhe sigurisë në Sarandë dhe Ksamil ka sjellë reagim të menjëhershëm nga instancat më të larta të rendit. Përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë mbërritur këtë të hënë në Komisariatin e Sarandës, ku janë zhvilluar takime urgjente me drejtuesit vendorë të policisë.     Në fokus të mbledhjes ka qenë analiza e ngjarjeve të fundit që kanë shqetësuar qytetarët, bizneset dhe pushuesit, duke i vënë në pikëpyetje garantimin e rendit, sigurisë publike dhe imazhit turistik të zonës në kulmin e sezonit...