Klubet e Superiores të fokusuar në merkato, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

Klubet e Superiores të fokusuar në merkato, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

Adriatik BALLA Klubet e Kategorisë Superiore vijojnë lëvizjet e tyre në treg, me qëllim përforcimin e grupeve dhe për të rritur pretendimet në sezonin e ri. Në Superiore janë ngjitur Vora dhe Flamurtari, ndërkohë që Bylis, ekip që mbijetoi sezonin e kaluar në elitë, do të dojë të përforcohet që të mos vuajë më sërish në fund të tabelës. Ndërkohë, Dinamo Siti, Vllaznia dhe Egnatia vijojnë punën për të qenë gati për duelet e para në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Siç dihet Partizani u eliminua që në turin e parë dhe fokusi i trajnerit Skënder Gega është të përgatisë ekipin si duhet për sezonin e ri. Mirel Josa emërohet në krye të Bylisit Mirel Josa rikthehet në Superiore pas më shumë se...