Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula

Gripi i shpendëve/ Rritet ndjeshëm çmimi i vezëve, Ministria e Bujqësisë: Asgjësuam rreth 500 mijë pula

Gripi i shpendëve ka goditur dy nga fermat më të mëdha të pulave në vend, duke sjellë pasoja të rënda për sektorin e bujqësisë dhe tregun ushqimor. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, gjatë një muaji janë asgjësuar rreth 497,986 pula në fermat “Rea’s” në Rrashbull dhe “AIBA”. Ferma e parë u prek më 3 mars, ndërsa më 13 mars u konfirmua infektimi edhe në fermën tjetër. Ministria ka bërë të ditur se asgjësimi i shpendëve është kryer përmes procesit të djegies, por pa dhënë detaje të sakta për vendin ku është zhvilluar ky operacion. Megjithatë, janë siguruar qytetarët se veprimet janë ndërmarrë në përputhje me ligjin për shërbimin veterinar dhe udhëzimet e përditësuara të Planit të Kontigjencës për gripin e shpendëve, bazuar...