Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shabani i heq mundësinë Lapajt për t’u bërë deputet: S’ka më bisedime, në Kuvend të shkojë kushërira e tij!
Kryetari i Partisë Nisma Thurje, Endri Shabani i mbyll çdo derë Adriatik Lapajt, i cili në shtator duket se do të ngelë jashtë Kuvendit. I ftuar në Report Tv, Shabani thotë se pas kërcënimeve që janë bërë në drejtim të tij, nuk ka më asnjë arsye për t’u ulur në bisedime me Lapajn. Përballë kësaj situate, vetë Lapaj iu drejtua sot me një tjetër shkresë KQZ-së, ku kërkon që të njohë në bllok të gjitha dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur. Në një intervistë për Sot Live në Shqipëri, me gazetarin Nertil Agalliu, Shabani propozon që mandatin e deputetit ta marrë Kleana Xhuveli, kushërira e Lapajt. Shabani shton se nuk e kupton irritimin e Lapajt kur në Kuvend do të shkojë një përfaqësuese e...