‘Na kanë shantazhuar’/ Shabani shpërthen: Kemi patur përplasje me Lapajn, s’pyeste për askënd

‘Na kanë shantazhuar’/ Shabani shpërthen: Kemi patur përplasje me Lapajn, s’pyeste për askënd

Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka akuzuar ashpër ish-aleatin Adriatik Lapaj në një intervistë, në lidhje me përplasjet paszgjedhore në koalicionin “Shqipëria Bëhet”. Konflikti ka shpërthyer rreth mandatit të vetëm që ky koalicion fitoi në Qarkun e Tiranës, dhe që sot ndodhet në qendër të një përplasjeje politike dhe morale. Shabani deklaroi se Lapaj kishte premtuar dorëheqjen nëse koalicioni do siguronte vetëm një mandat, por më pas ndryshoi qëndrim disa herë, duke u justifikuar me vendimet e kryesisë. “Lapaj në fillim tha do japë dorëheqjen, pastaj tha do pyesë kryesinë, më vonë tha se nuk e lejonin të dorëhiqej. Kjo është e njëjta sjellje si klasa e vjetër politike, premtojnë dorëheqje dhe nuk e mbajnë fjalën”, u shpreh Shabani.     Ai theksoi se...