Rikthehet në ring pas 4 vitesh, Pacquiao barazon në përballjen ndaj kampionit të botës, gati revanshi

Rikthehet në ring pas 4 vitesh, Pacquiao barazon në përballjen ndaj kampionit të botës, gati revanshi

Në moshën 46-vjeçare, boksieri filipinas Manny Pacquiao duket se po përjeton një rini të dytë. Në rikthimin e tij në ring pas 4 vitesh mungesë, ish-kampioni i shumëfishtë i botës iu afrua shumë fitores ndaj amerikanit Mario Barrios. Dy boksierët dueluan mes tyre në Las Vegas për kurorën e peshave të lehta të kategorisë WBC. Mes fishkëllimave, gjyqtarët e shpallën ndeshjen barazim, duke i lejuar Barrios, 30 vjeç, të mbronte titullin e tij. Por, që tani boksierët dhe stafet e tyre po bisedojnë për një përballje të dytë pas disa muajsh. Pacquiao konfirmoi se është një nga boksierët më të mëdhenj të dy dekadave të fundit, kampion bote në tetë kategori të ndryshme peshe. Ai dueloi e rivalizoi ndaj një kundërshtari shumë më të ri...