Sinner, Alcaraz e Djokovic të lodhur, më të mirët bojkot turneut Masters të Toronto

Sinner, Alcaraz e Djokovic të lodhur, më të mirët bojkot turneut Masters të Toronto

21 Korrik 2025 11:33 Telesport Katër nga 5 tenistët më të mirë në botë do të mungojnë në Toronto Masters 1000, turneun e parë “big” që pas grand slam të Wimbledon. Shkak është bërë lodhja apo dëmtimet e vogla që kërkojnë kohë për t’u rikuperuar. Bëhet fjalë për tenistët Jannik Sinner, Calor Alcaraz, Jack Draper dhe Novak Djokovic (të gjithë në “top-5”), që kanë ngritur “flamurin e bardhë”. Ata nuk do të luajnë në turneun kanadez, që nis më 27 korrik. Njëri pas tjetrit, përmes positimeve në rrjetet sociale, tenistët konfirmuan mungesën e tyre për shkak të lodhjes së dy muajve të fundit, ku kanë luajtur në dy grand slam (Roland Garros dhe Wimbledon). Turneu kanadez rikthen ndeshjet në fushat me cement, që kulmojnë më...