Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çmenduria e fundit e Neymar. Shpenzon 1.3 milionë euro për një “Batmobil”, që… nuk mund ta ngasë
Nëse, si në rastin e Neymar Jr, je i apasionuar pas makinave dhe Batman është superheroi yt i preferuar…, atëherë është krejt natyrale të kesh një “Batmobil” në garazh. Ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së tashmë e ka realizuar këtë ëndërr, duke blerë një “Batmobil” për 1.3 milionë euro, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”. Ylli brazilian (që këtë sezon do të luajë me Santosin) ka marrë në zotërim një nga modelet më mbresëlënëse në botë të “Tumbler Batmobil”, mjetit legjendar të përdorur nga Batman, ndoshta falë milionave të përfituara gjatë periudhës së tij në Ligën Saudite. Në muajt e fundit ai është parë gjithashtu me një “Audi R8 Spyder V10 Plus”, një “Ferrari Purosangue”, një “Bentley Continental GT”, një “Aston Martin DBX” dhe një...