“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

“Alarm i kuq” mes Kurbinit e Matit, zjarr masiv në Skuraj. Dyshime për..

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në zonën e Skurajve në Kurbin. Zjarri është i përhapur në 3 vatra, të cilat vijojnë të jenë aktive që prej pasdites së së shtunës, 19 korrik, mes dy bashkive Kurbin dhe Mat. Gjatë ditës së sotme, 20 korrik, po punojnë në terren zjarrfikësit e Kurbinit dhe 30 ushtarë. Ndërsa që prej së shtunës në mbrëmje janë angazhuar zjarrfikës nga bashkitë Kurbin, Mirditë, Lezhë, Kamëz, të drejtuar nga shefi i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Arben Cara. Sipas informacioneve, aktualisht janë djegur vetëm dy banesa, të cilat kanë qenë prej kohësh të pabanuara, ndërsa falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është parandaluar djegia e disa banesave të tjera. Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa...