Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Kampioni i padiskutuar i boksit: “Jam 38 vjeç por skam mbaruar, ja cilët dua tani në ring…”
Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks. Boksieri ukrainas arriti që të triumfojë në ‘Wembley’ përballë boksierit londinez Daniel Dubois. Usyk ia doli që në raundin e pestë ta sigurojë fitoren me nokaut, duke i dhënë disa goditje të fuqishme Duboisit. Pas përfundimit të ndeshjes, ukrainasi la të hapur edhe mundësinë për përballjen e tretë me Tyson Furyn, por gjithashtu dha edhe tre emra të tjerë si kundërshtarë të tij të mundshëm. “38 vjeç është vetëm fillimi, mos e harroni. Dua të falënderoj Jezu Krishtin, dua të falënderoj ekipin tim dhe juve, Wembley. Ju faleminderit shumë”. Është për njerëzit, për njerëzit në gjithë botën. Nuk dua më asgjë, mjafton. Dua të pushoj. Dua të kthehem në shtëpi pranë familjes...